• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Sviridenko: Sulm masiv rus me raketa dhe drone ndaj objekteve energjetike në katër rajone ukrainase

Sviridenko: Sulm masiv rus me raketa dhe drone ndaj objekteve energjetike në katër rajone ukrainase

Kiev, 30 tetor 2025 (MIA) - Gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm, Rusia kreu sulme masive ndaj objekteve energjetike në Ukrainë duke përdorur dronë dhe raketa, ndërsa shënjestra të sulmit ishin rajonet Ivani-Frankivsk, Hmelnicki, Kievi dhe Zaporozhje, deklaroi sot kryeministrja e Ukrainës, Julija Sviridenko. 

"Mbrëmë, Rusia përsëri e sulmoi masivisht Ukrainën me raketa dhe drone, duke goditur sërish objektet tona energjetike" tha Sviridenko në një postim në Telegram, raporton Ukrinform.

Në sulmin rus, janë dëmtuar shtëpi në Borispill, ku është plagosur një person, ndërsa në sulmin ndaj një konvikti studentor dhe objekteve infrastrukturore në Zaporozhje janë plagosur 11 persona, mes tyre gjashtë fëmijë të moshës ndërmjet tre dhe gjashtë vjeç.

"Rusia vazhdon me terrorin e saj sistematik energjetik, duke sulmuar jetët, dinjitetin dhe ngrohtësinë e ukrainasve para dimrit. Qëllimi i saj është ta zhysë Ukrainën në errësirë. Qëllimi ynë është ta ruajmë dritën. Ukraina po bën gjithçka për të mbrojtur popullin e vet. Bota duhet të bëjë gjithçka për ta ndalur Rusinë", theksoi Sviridenko.

Disa termoelektrana të kompanisë DTEK, gjithashtu, janë dëmtuar rëndë në sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, raporton Unkrinform. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR