Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet, ajo çështje nuk është pjesë e dialogut me Serbinë
- Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se çështja e hapjes së urës në lumin Ibër për qarkullim të automjeteve është e mbyllur që në vitin 2016 dhe se kjo tashmë nuk është çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:21, 7 gusht, 2024
Prishtinë, 7 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se çështja e hapjes së urës në lumin Ibër për qarkullim të automjeteve është e mbyllur që në vitin 2016 dhe se kjo tashmë nuk është çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Vetëqeverisje lokale, Elbert Krasniqi kanë shkuar sërish për të shikuar matjet që po kryhen nga kompania e kontraktuar. Sveçla në një deklaratë për media ka thënë se ka shkuar për vizitë në veri që të shohë urën mbi lumin Ibër.
"Kjo është vizitë e rregullt, erdha me pa me i bo matjet. Inspektimi i ka 2 faza. Jemi në proces dhe jemi duke shkuar sipas planit. Nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme", ka vijuar ai. Se kur do të hapet kjo urë, Sveçla tha “varet se si do të shkojë procesi”.
Ai tha se hapja e urës "nuk ka çka diskutohet në dialogun e Brukselit, pasi ajo është një çështje e mbyllur".