• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sveçla: Nga sot hapet pika e re kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Sveçla: Nga sot hapet pika e re kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Prishtinë, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla theksoi se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pikë të re kufitare të përbashkët, gjegjësisht vetëm një kontroll pasaporte, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sveçla në faqen e tij në Fejsbuk ka nënshkruar marrëveshjen që do të mundësojë vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimet "Han i Elezit - Bllacë" dhe "Globoqicë-Jazhincë".

"Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, "Han i Elezit – Bllacë" dhe "Glloboqicë-Jazhincë", shënoi Sveçla.

Kjo marrëveshje, sipas ministrit kosovar të Punëve të Brendshme "ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve".

"Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare", shënoi Sveçla. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR