• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Sveçla: Bastisja e fundit në Veri të Kosovës tregon se kemi të bëjmë me një grup terrorist të mirëorganizuar

Sveçla: Bastisja e fundit në Veri të Kosovës tregon se kemi të bëjmë me një grup terrorist të mirëorganizuar

Prishtinë, 16 tetor 2023 (MIA) -  Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se armët të cilat janë konfiskuar në disa lokacione në Veri të Kosovës edhe një herë tregon nivelin e gatishmërisë për sulme dhe përshkallëzim nga ana e Serbisë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. 

Përmes një postimi në platformën X, krahas  fotografive të reja nga armët e sekuestruara, Sveçla shkroi se këto janë edhe një dëshmi se Kosova ka punë me një grup terrorist të mirëorganizuar.

"Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga ana e Serbisë. Këto mina dhe pajisje të sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. A nevojitet ndonjë provë tjetër se kemi të bëjmë me grup terroriste të mirëorganizuar", shkroi Sveçla.

Të shtunën në mëngjes është kryer bastisje në shtatë lokacione në Veri të Mitrovicës, Leposaviq dhe Banjskë në Veriun e Kosovës ku u gjetën granatahedhës, eksploziv, mina kundër këmbësorike, detonatorë elektrik dhe mekanik, orë për aktivizim dhe pajisje tjetër. si/

 

QËNDRONI TË LIDHUR