• e enjte, 26 dhjetor 2024

Suzan Rajs e braktisi funksionin këshilltare e presidentit amerikan

Suzan Rajs e braktisi funksionin këshilltare e presidentit amerikan

Uashington, 24 prill 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot deklaroi se këshilltarja e tij kryesore për politikë të brendshme, Suzan Rajs, do ta braktisë funksionin muajin e ardhshëm.

Si drejtoreshë e Këshillit për politikë vendore në Shtëpinë e Bardhë, Suzan Rajs kishte ndikim të madh ndaj politikave të administratës së Bajdenit për mbrojtje shëndetësore, emigrimni.

Sipas mediave amerilkane, ky është një hap befasues së Rajs, e cila ka qenë këshilltare për siguri nacionale e presidentit Barak Obama dhe ka shërbyer si ambasadore në Kombet e Bashkuara - personi i vetëm, e cila dikur i ka pasur dy pozicionet.  

Në ato role, ajo ka bashkëpunuar ngushtë me nënpresidentin e atëhershëm Xhozef Bajden dhe ka qenë në listën më të ngushtë të kandidatëve për nënpresident të tij, kur ai kandidonte për shef të shtetit në vitin 2020.

Si këshilltare e politikës së brendshme të Bajdenit, ajo u sulmua vazhdimisht nga republikanët opozitarë dhe mbikëqyri formulimin e një sërë urdhrash ekzekutivë dhe nismash legjislative të Bajden, duke përfshirë ato për kujdesin shëndetësor, pronësinë e armëve, barazinë racore dhe rindërtimin e infrastrukturës amerikane.

Ajo kontribuoi ndjeshëm në politikën e Bajdenit për migracionin përtej kufirit SHBA-Meksikë, për të cilën aktivistët e të drejtave të emigrantëve thonë se anon nga e djathta dhe nuk është në përputhje me premtimet e fushatës së presidentit për ta bërë politikën më humane.

Dita e saj e fundit në punë do të jetë 26 maji. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR