• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Suspendohen 19 deputetë për shkak të sjelljes së pahijshme në Parlamentin shqiptar

Suspendohen 19 deputetë për shkak të sjelljes së pahijshme në Parlamentin shqiptar

Tiranë, 29 janar 2024 (MIA) - Këshilli i Etikës në Parlamentin shqiptar ka suspenduar 19 deputetë nga Partia Demokratike opozitare, mbështetës të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit, për shkak të pengimit të zhvillimit normal të punës së shtëpisë ligjvënëse. 

Sipas vendimit deputeti Ervin Salianji ka ndalesë për pjesëmarrje në punën e parlamentit në periudhë prej 20 ditëve, përderisa 18 të tjerët nga 10 ditë. 

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës për shkak se kanë bllokuar funksionimin e Kuvendit.

Për këtë vendim reagoi ashpër Salianji i cili përjashtimin e tij dhe të 18 opozitarëve të tjerë nga Kuvendi e quajti "vendim të turpshëm". 

"Një tjetër vendim i turpshëm, i marrë me urrejtje ndaj opozitës në kundërshtim me parimet bazë. E dënoj ashpër këtë përshkallëzim, e konsiderojmë shpallje lufte që nuk do ta shmangim dhe do të përgatisim përgjigjen. Shkarkimi i 19 deputetëve nuk mund të bëhet nga qeveria, por bëhet vetëm duke votuar në zgjedhje të lira", tha Salianji.

Partia Demokratike ka 55 deputetë, numri më i madh ose 47 janë në grupin Berisha - Bardhi ndërsa vetëm tetë me Lulzim Bashën, zyrtarisht lider i demokratëve. 

Grupi Berisha-Bardhi tashmë tre muaj krijojnë kaos në sallën e Kuvendit, duke e bllokuar foltoren, sulme fizike ndaj sigurimit, lëshimin e bombave me tym, prandaj mbledhjet zgjasin nga dhjetë minuta me votimin e pikave vetëm nga shumica qeveritare. fc/

Fotografia: Sajti i Parlamentit/ Fejsbuku i Salianjit

 

QËNDRONI TË LIDHUR