• e shtunë, 23 nëntor 2024

Suniog: Zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës sa më shpejt dhe me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve

Suniog: Zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës sa më shpejt dhe me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve

Prishtinë, 21 gusht 2023 (MIA) - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Suniog, është zotuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunash në katër komunat e veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas takimit të sotëm me ministrin e Administrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, Suniog përmes faqes së tij në Tuiter ka thënë se pjesëmarrja e plotë dhe e pakushtëzuar e përfaqësuesve të serbëve atje është e nevojshme në zgjedhje.

"Me ministrin Elbert Krasniqi kemi diskutuar për zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës. E ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat dhe me pjesëmarrjen e plotë, gjithëpërfshirëse dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës", ka shkruar Suniog në Tuiter.

Në prill të këtij viti, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale, në të cilat fituan kandidatët e partive të shqiptarëve të Kosovës, pas së cilës pasuan protesta në katër komunat dhe kryeministri Albin Kurti angazhoi policinë speciale për të mbrojtur kryetarët e sapozgjedhur të komunave.

Bashkimi Evropian dhe SHBA vendosën sanksione ndaj qeverisë së Kurtit, me kërkesë për tërheqjen e forcave speciale dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR