• e hënë, 08 korrik 2024

Sunak u takua me trashëgimtarin saudit të fronit në Riad

Sunak u takua me trashëgimtarin saudit të fronit në Riad

Riad, 19 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik, Risho Sunak sonte në Riad u takua me trashëgimtarin saudit të fronit, Mohamed bin Salman, pasi që paraprakisht u takua me Netanjahun duke premtuar mbështetje të vazhdueshme britanike për Izraelin.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik për gatetën "Telegraf" deklaroi se Sunak dhe trashëgimtari saudit i fronit, Mohamed bin Salman "u dakorduan për rëndësinë e evitimit të destabilizmit të mëtutjeshëm në Lindjen e Afërt, përfshirë edhe përmes ndërmjetësve iranianë në rajon, dhe u obliguan ta koordinojnë aksionin për depërshkallëzim të tensioneve".

Sunak para rreth gjysmë ore në X shkroi se ka ateruar në Arabinë Saudite.

"Si komunitet ndërkombëtar, nuk guxojmë të lejojmë sulmi terrorist i Hamasit të bëhet katalizator për krizën e tmerrshme humanitare në Gazë. Do të punojmë së bashku për të siguruar stabilitet rajonal dhe për të parandaluar eksalimin e rrezikshëm", shkroi kryeministri britanik. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR