• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sunak për vizitë në Ukrainë, paralajmëroi gati tre miliardë euro ndihmë ushtarake

Sunak për vizitë në Ukrainë, paralajmëroi gati tre miliardë euro ndihmë ushtarake

Kiev, 12 janar 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak shkoi për vizitë të papritur në Ukrainë, ku do të ketë takim me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, sepse Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi se do të sigurojë gati 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për atë vend gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Gardian.

Siç është bërë e ditur, Zelenski u bën presion aleatëve perëndimorë që t'i japin mbështetje më të madhe vendit në luftën e tij kundër agresionit rus, duke pasur parasysh se interesimi për luftën në Evropë ulet siç po zvarritet konflikti. Kriza në Lindjen e Afërt dhe lufta në Gazë, gjithashtu, e tërhoqën vëmendjen globale nga konflikti ruso-ukrainas. 

Kryeministri Sunak e theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuara për Kievin para takimit me Zelenskin, i cili vjen disa orë pasi forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ja filluan sulme kundër Huthëve në Jemen. 

"Për dy vjet, Ukraina luftoi me guxim të madh për të zmbrapsur pushtimin brutal rus. Ata ende po luftojnë, të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mbrojtur parimet e lirisë dhe demokracisë. Unë jam këtu sot me një porosi: Mbretëria e Bashkuar nuk do të lëkundet. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës, në kohët e saj më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë", tha Sunak.

Përndryshe, Sunak e vizitoi Ukrainën për herë të parë në nëntor të vitit 2022, vetëm disa javë pasi u bë kryeministër. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR