• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sunak: Kanceri i mbretit Çarlls është "zbuluar herët", mbetemi në kontakt të rregullt

Sunak: Kanceri i mbretit Çarlls është

Londër, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, tha se është mirënjohës që kanceri i mbretit Çarlls ishte "zbuluar herët", transmetoi Gardian.

"Dukshëm, (lajmin e mora) si dhe të gjithë të tjerët, të tronditur dhe të pikëlluar dhe të gjitha mendjet janë me të dhe familjen e tij. Për fat të mirë, kjo është zbuluar herët", tha Sunak.

Ai shtoi se të gjithë shpresojnë se mbreti "do ta marrë trajtimin i cili i nevojitet dhe do të shërohet plotësisht". 

"Kjo është ajo për të cilën shpresojmë dhe lutemi të gjithë, ndërsa unë jam në kontakt të rregullt dhe do të vazhdoj të komunikoj me të normal. Ai do të jetë në mendjet dhe lutjet tona, shumë familje në vend që e dëgjojnë këtë do të preken nga e njëjta dhe e dinë se çka nënkupton kjo për të gjithë. Kështu, ne vetëm do të jemi të gatshëm të vazhdojë dhe shpresojmë se do të mundemi ta kalojmë këtë sa më shpejtë që është e mundur", tha Sunak. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR