• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sunak i mban Uollas dhe Klleverlli si ministra në Qeveri

Sunak i mban Uollas dhe Klleverlli si ministra në Qeveri
Londër, 25 tetor 2022 (MIA) – Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak, ka vendosur të mbajë në funksionet e njëjta sekretarin për Punë të Jashtme Xhejms Klleuerlli dhe atë të Mbrojtjes Ben Uollas, edhe pse që të dy e mbështesin kthimin e ish-liderit Boris Xhonson. Emërimi i tyre, së bashku me Xheremi Hant si kancelar i Thesarit, sinjalizoi vazhdimësinë në qeverisje pas trazirave dramatike të paraardhëses së Sunak, Liz Tras, lajmërojnë mediat britanike. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR