• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sunak i demantoi zërat për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit

Sunak i demantoi zërat për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit

Londër, 10 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se "kuptohet se nuk ka menduar të tërhiqet për shkak të kritikave të vazhdueshme për largimin e tij të parakohshëm nga komemoracionet me rastin e 80-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi, lajmëroi DPA.

Sunak premtoi se do të vazhdojë "deri në ditën e fundit tëkësaj fushate", duke tentuar t'i minimizojë zërat për dorëheqje të tij të mundshme para zgjedhjeve të 4 korrikut.

Ai gjatë fundjavës arriti t'i evitojë kritikat për largimin e tij të parakohshëm nga festa e prëvjetorit të zbarkimit në Normandi, por sot mori pjesë në demonstrimin parazgjedhor dhe porositi se nuk do të ndalojë "të luftojë për të ardhmen e vendit".

I pyetur nëse mendon të japë dorëheqje, Sunak, i cili ishte në pab në qytetin jugor anglez Horsham, gazetarëve u tha se "kuptohet se nuk mendon për atë".

"Unë jam përplot me energji për vizionin që e propozojmë për vendin. Kjo fushatë nuk është as në gjysmë të rrugës, dhe gjej mbështetje të madhe për politikat që i propozojmë", tha Sunak.

Kryeministri britanik, gjithashtu, e ripërtëriu tonin e tij pajtues lidhur me largimin e tij të parakohshëm nga festimi në Normandi, duke deklaruar se "absolutisht nuk dëshiron askujt t'i shkaktojë dhimbje apo lëndim" dhe shpreson se njerëzit do të gjejnë fuqi ta falin.

Sunak theksoi se disa nga hapat që i ka ndërmarrë si kryeministër i vendit, siç është rritja e shpenzimeve për mbrojtje, por edhe fakti se në zyren qeveritare ka ministër të posaçëm për çështje të veteranëve. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR