• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sunak dhe Makron: Gazës i nevojitet ndihmë urgjente humanitare

Sunak dhe Makron: Gazës i nevojitet ndihmë urgjente humanitare

Londër, 29 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emanuel Makron sot e kanë theksuar nevojën për "ndihmë urgjente humanitare për Gazën"  pas intensifikimit të operacioneve ushtarake të Izraelit, kumtoi Dauning Strit.

Në bisedë telefonike dy liderët e kanë shprehur brengosjen e tyre për "rrezikun nga eskalimi në rajon".

Sunak dhe Makron u pajtuan se është e domosdoshme të mos humbet nga mendja ardhmëria afatgjate e rajonit, posaçërisht nevoja për zgjidhje të bazuar në modelin e dy shteteve.

Më shumë se tetë mijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Në anën izraelite janë vrarë më shumë se 1.400 persona, shumica gjatë sulmit të Hamasit në Izrael. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR