• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sunak: Britania do të dërgojë forca në Mesdheun Lindor për të mbështetur Izraelin

Sunak: Britania do të dërgojë forca në Mesdheun Lindor për të mbështetur Izraelin

Londër, 12 tetor 2023 (MIA) - Britania e madhe do të dërgojë aeroplanë vëzhgimi dhe dy anije të Marinës Mbretërore në Mesdheun Lindor "për të mbështetur Izraelin", njoftoi sot Kabineti i kryeministrit Rishi Sunak.

"Kryeministri ka kërkuar që mjetet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar të dislokohen në Mesdheun Lindor për të mbështetur Izraelin, për të përforcuar stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar përshkallëzimin", thuhet në kumtesë.

Aeroplanët për patrullim dhe mbikëqyrje detare do të fillojnë të fluturojnë në rajon prej nesër "për të ndjekur kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal, si transferimin e armëve për grupet terroriste".

"Ndërkohë, grupi i punës i Marinës Mbretërore do të zhvendoset në Mesdheun Lindor javën e ardhshme si një masë emergjente për të mbështetur përpjekjet humanitare", thuhet në kumtesë.

"Duhet të sigurohemi pa dyshim që llojet e skenave të tmerrshme që kemi parë këtë javë të mos përsëriten. Krahas aleatëve tanë, vendosja e ushtrisë sonë të klasës botërore do të mbështesë përpjekjet për të siguruar stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm", ka thënë Sunak. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR