• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sunak apelon që të mos përdoren bombat thërrmuese

Sunak apelon që të mos përdoren bombat thërrmuese

Londër, 8 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se Londra e “dekurajon” përdorimin e municioneve thërrmuese, duke theksuar se Britania e Madhe është një nga 123 nënshkruesit e Konventës, me çka ndërpritet përdorimi i tyre.

Deklarata e tij erdhi pasi presidenti amerikan Xho Bajden ra dakord që të dërgonte bomba thërrmuese në Ukrainë.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën kundër pushtimit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë, por ne e kemi bërë këtë duke ofruar tanke të rënda luftarake dhe armët më të fundit me rreze të gjatë dhe shpresojmë që të gjitha vendet të mund të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën", theksoi Sunak. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR