• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulmuesit të cilët aktivizuan bombën para ndërtesës së MPB-së në Ankara, në Turqi kanë hyrë nga Siria

Sulmuesit të cilët aktivizuan bombën para ndërtesës së MPB-së në Ankara, në Turqi kanë hyrë nga Siria

Ankara, 4 tetor 2023 (MIA) - Dy sulmuesit, të cilët aktivizuan bombën para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara, kanë hyrë në Turqi nga Siria, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

Mediat britanike raportuan se ministri Fidan sqaroi se infrastruktura dhe objektet energjetike në Irak dhe Siri, të cilat janë nën kontrollin e rebelëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (JPG), janë objektiva legjitime ushtarake për Turqinë. 

"Ne rekomandojmë që palët e treta të qëndrojnë larg objekteve nën kontrollin e (PKK) dhe (JPG). Përgjigja e forcave tona të armatosura do të jetë shumë e saktë", tha Fidan.

Ankaraja e konsideron JPG-në si krah të PKK-së.

Të dielën, dy sulmues kryen një sulm me bombë para ndërtesës së MPB në Ankara, ku dy policë u plagosën lehtë. Një sulmues hodhi veten në erë, ndërsa i dyti u vra nga policia, thanë autoritetet lokale.

Grupi militant i Partisë Punëtore të Kurdëve (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR