• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulmuesi në Universitetin e Nevadës kishte 150 plumba dhe listë të gjatë me persona për likuidim

Sulmuesi në Universitetin e Nevadës kishte 150 plumba dhe listë të gjatë me persona për likuidim

Las Vegas, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Entoni Polito, sulmuesi 67-vjeçar i cilo vrau tre profesorë, ndërsa të katërtin e plagosi me armë zjarri në Universitetin e Nevadës, Las Vegas, kishte listë targetesh dhe mbi 150 plumba, kumtoi policia.

Sherifi i qarkut Kllark, Kevin Mekmahill tha se Polito, i cili u vra gjatë këmbim-zjarrit me policinë, ishte profesor shumëvjeçar i biznesit i cili tetonte në qytetin e afërt Henderson, Nevadë.

Profesori i plagosur 38-vjeçar dje u hospitalizua dhe ende është në gjendje të rëndë jete, tha Mekmahill.

Sherifi në konferencë prë shtyp tha se hetuesit ende po e hetojnë motivin për sulmin, por theksoi se Polito ka palikuar për disa vende të punës në kolexhe dhe universitete të ndryshme në nevadë dhe çdo herë ishte refuzuar.

Megjithatë, Universiteti për shkenca mjekësore Rouzman në Henderson theksoi se Polito ishte kotnraktuar të ligjerojë dy kurse në programin për biznes administratë nga tetori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2022 dhe më pas nuk ka ligjeruar në institucion.

Mekmahill tha se personat në listën e tij për likuidim prëfshinin anëtarë të fakultetit në Universitetin Karolina Lindore në Karolinën Veriore, ku Polito ka qenë profesor në shkollën e biznesit në Universitet prej vitit 2001 deri në vitin 2017.

"Asnjëri nga personat në listën me targete nuk u bë viktimë", tha Mekmahill.

Para të shtënave, Polito dërgoi edhe 22 letra drejt profesorëve universitarë në SHBA, sipas xhirimit që e shikuan detektivët nga kamera në automobilin e Politos, tha Mekmahill.

Polito e kreu sulmin të mërkurën me pistoletë prej nëntë milimetrave që e bleu legalisht vitin e kalaur, tha Mekmahill. Dje autoritetet kumtuan se Polito, duket sikur ka pasur vështirësi financiare. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR