• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sulmuesi i bashkëshortit të Pelosit kishte një listë të njerëzve të cilët ka planifikuar t'i sulmonte

Sulmuesi i bashkëshortit të Pelosit kishte një listë të njerëzve të cilët ka planifikuar t'i sulmonte
Uashington, 31 tetor 2022 (MIA) – Personi i dyshuari për sulmin ndaj Polit, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nensi Pelosi, mbante fije plastike dhe ngjitës kur hyri në shtëpinë e Pelosit në San Francisko dhe kishte një listë të personave nëpunës të cilët ka planifikuar t'i sulmojë, raportoi Foks njuz, duke cituar burime policore. Sulmi lidhet me sulmin në Kapitol vitin e kaluar më 6 janar. I dyshuari për sulmin, Dejvid Depape, i cili është në paraburgim, ka drejtuar një blog ekstremist, dhe kur ka hyrë në shtëpi ka thirrur "ku është Nensi", e njëjta thirrje që më 6 janar e kanë përdorur protestuesit. Me kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, anëtarëve të Kongresit këtë verë u është kërkuar të miratojnë masa shtesë sigurie. Ata morën nga 10.000 dollarë për përforcimin e sistemeve të alarmit të shtëpisë. Sulmi ndaj bashkëshortit 82-vjeçar të Pelosit ndodh më pak se dy javë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, në të cilat vendoset se kush do të marrë kontrollin e Dhomës Përfaqësuese dhe Senatit, me shumicë të ngushtë të udhëhequr tani nga demokratët, dhe tregon si është atmosfera toksike në vend në prag të zgjedhjeve. Të gjithë liderët republikanë e dënuan sulmin. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR