• e premte, 27 dhjetor 2024

Sulmohet ueb-faqja e Kuvendit Kombëtar francez

Sulmohet ueb-faqja e Kuvendit Kombëtar francez

Paris, 27 mars 2023 (MIA) - Ueb-faqja e Kuvendit Kombëtar francez prej sot në mëngjes është sulmuar si rezultat i një sulmi kibernetik për të cilin përgjegjësinë e mori grupi prorus "NoNejm" (NoName).

Sipas ekspertëve të grupit "Tales" hakerët sulmuan ueb-faqen e Dhomës së Poshtme të Parlamentit francez për shkak të mbështetjes së Francës për Ukrainën. 

Hakerët në Telegram njoftuan se aksioni i tyre është masë hakmarrëse për shkak të mbështetjes së Francës për Ukrainën, deklaroi drejtori teknik për mbrojtje kibernetike të Tales, Ivan Fontarenski.

"Tales" është grup i krijuar në vitin 1998 me seli në Paris. Punon onllajn dhe është i specializuar për aviacion, mbrojtje, siguri dhe transport tokësor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR