• e premte, 05 korrik 2024

Sulmohet sërish baza amerikane në Irak

Sulmohet sërish baza amerikane në Irak

Bagdad, 5 janar 2024 (MIA) - Një fluturake pa pilot e ka goditur sot bazën ajrore El Harir në Irak, ku janë të sistemuara forcat amerikane dhe ndërkombëtare, njoftoi Shërbimi antiterrorist i Kurdistanit të Irakut.

Nuk saktësohet nëse ka viktima dhe as nëse infrastruktura është e dëmtuar.

Grupi militant i Rezistencës islamike në Irak e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi pasi ushtria amerikane në Bagdad e vrau liderin e milicisë irakiane, të cilën e konsideron përgjegjëse për sulmet ndaj forcave amerikane. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR