Sulmohet një konvoj autoambulancash përpara spitalit Al Shifa në Rripin e Gazës
- Hyrja kryesore e spitalit Al Shifa në Rripin e Gazës dhe një konvoj autoambulancash u goditën nga një dron sot, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, njoftoi Al Xhezira dhe Tajms of Izrael.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:04, 3 nëntor, 2023
Gazë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Hyrja kryesore e spitalit Al Shifa në Rripin e Gazës dhe një konvoj autoambulancash u goditën nga një dron sot, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, njoftoi Al Xhezira dhe Tajms of Izrael.
Spitali më i madh në Rripin e Gazës strehon më shumë se 5.000 pacientë dhe dhjetëra mijëra persona të zhvendosur. Një përfaqësues i spitalit në një konferencë për shtyp kërkoi mbrojtje ndërkombëtare për autoambulancat, të cilat u goditën pranë spitalit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Ashraf al-Kudra, njoftoi se automjetet po transportonin nga 15 deri në 20 pacientë të plagosur rëndë, të cilët do të transferoheshin në vendkalimin Rafah në kufirin me Egjiptin. qa/
Foto: printskrin