• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulmi më i madh rus deri më tani me fluturake pa pilot, 40 drone të lansuara drejt Kievit

Sulmi më i madh rus deri më tani me fluturake pa pilot, 40 drone të lansuara drejt Kievit

Kiev, 28 maj 2023 (MIA) - Ushtria ruse ka lëshuar më shumë se 40 dronë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, të cilët mbrëmë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit, por një person ka humbur jetën, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Ndërsa Kievi përgatitej për festimin e sotëm për të shënuar përvjetorin e themelimit të tij, para 1541 viteve, ushtria ruse e ka kryer sulmin më të madh me dron mbi qytetin deri më tani.

Administrata ushtarake e Qytetit të Kievit njoftoi se ky ishte sulmi më i madh me fluturake pa pilot në qytet që nga fillimi i pushtimit rus, raporton Kiev Independent. Të paktën një person ka humbur jetën në sulmet dhe tre janë plagosur. Administrata e qytetit kumtoi përmes aplikacionit Telegram se ishin kryesisht drone Shahed të prodhuar nga Irani dhe se sulmi u zhvillua në disa valë.

Dita zakonisht shënohet me panaire në rrugë, koncerte të drejtpërdrejta dhe ekspozita të veçanta muzeale. Plane të ngjashme u bënë edhe këtë vit, por në një shkallë më të vogël.

"Historia e Ukrainës ka acaruar prej kohësh rusët e pasigurt", tha Andrij Jermak, shefi i Kabinetit të presidentit Volodimir Zelenski. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR