Sulmet ruse në Ukrainë: Janë vrarë pesë civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë
- Dy të moshuar dhe një fëmijë u vranë në një sulm gjatë natës në qytetin Sumi, në Ukrainën verilindore, ndërsa dy civilë tjerë u vranë në një sulm tjetër në rajonin e Donjeckut, njoftuan autoritetet ukrainase.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:29, 22 tetor, 2024
Kiev, 22 tetor 2024 (MIA) - Dy të moshuar dhe një fëmijë u vranë në një sulm gjatë natës në qytetin Sumi, në Ukrainën verilindore, ndërsa dy civilë tjerë u vranë në një sulm tjetër në rajonin e Donjeckut, njoftuan autoritetet ukrainase.
Në Sumi, një sulm me dronë dëmtoi ndërtesat në qytet, i cili para pushtimit rus kishte mbi 250,000 banorë, njoftoi administrata rajonale.
Presidenti i Ukrainisë, Vollodimir Zelenski, përmes Telegramit deklaroi se vetëm uniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në mposhtjen e "këtij terrori rus". Ai përsëri u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të lejojnë sulme ndaj objektivave ushtarake në territorin e Rusisë.
Armata ruse e ka rritur aktivitetin e saj në rajonin e Sumit si përgjigje ndaj ofanzivës ukrainase, e cila filloi në gusht në rajonin Kursk në Rusi.
Në sulmet në mëngjes janë qëlluar ndërtesat e banimit dhe infrastruktura kryesore, ndërsa mbi rajon u rrëzuan 25 drone ruse.
Në rajonin Donjeck, bombardimet ruse dje vranë dy persona dhe plagosën një tjetër. qa/
Foto: arkivi