• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulme të reja raketore ruse mbi Kiev dhe Harkov

Sulme të reja raketore ruse mbi Kiev dhe Harkov

Kiev, 23 janar 2024 (MIA) - Rusia ka kryer sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytetit të dytë për nga madhësia në Ukrainë, Harkov, njoftuan sot autoritetet ukrainase.

"Shpërthime në qytet! Hollësi më vonë. Mos u largoni nga strehët", shkroi në Telegram kryetari i Kievit, Vitalij Kliçko.

Sergej Popko, shefi i administratës ushtarake në rajon, njoftoi se sistemet për mbrojtje kundërajrore ishin angazhuar në refuzimin e sulmit raketor rus. 

Popko deklaroi se si rezultat i sulmit, disa automobila janë djegur në lagjen Svjatoshin të Kievit, në perëndim të qendrës së kryeqytetit. 

Kryetari i Harkovit, Ihor Terehov, në Telegram njoftoi se Rusia ka kryer sulm edhe ndaj atij qyteti. 

"Përsëri po e sulmojnë Harkovin, tashmë kishte disa shpërthime", tha Terehov. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR