• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulme të reja nga forcat ajrore izraelite mbi Gazë

Sulme të reja nga forcat ajrore izraelite mbi Gazë

 Gazë, 6 janar 2024 (MIA)  - Forcat ajrore izraelite sot kanë filluar sulme të reja mbi Ripin e Gazës të  rrethuar dhe të shkatërruar, ku në 24 orët e fundit janë vrarë dhjetëra palestinezë, ndërsa KB-ja e ka cilësuar territorin palestinez si "vend i pabanueshëm të vdekjes".

Lufta mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, e cila nesër hyn në muajin e katërt, ka ngjallur druajtje se do të përhapet për shkak të rritjes së dhunës në kufirin izraelito-libanez, në Irak, Siri dhe Detin e Kuq. 

Hezbollahu i Libanit sot gjuajti dhjetëra raketa në bazën ushtarake Meron në veri të Izraelit sot në një sulm që u paraqit si një përgjigje e parë  ndaj vrasjes së një njeriu tjetër të Hamasit në  periferi të Bejrutit.  

Ushtria izraelite konfirmoi se baza ishte objektiv i një rakete nga Libani fqinj.

Në Rripin e Gazës, mbrëmë dhe herët në mëngjes është sulmuar  Rafah, një qytet në jug të largët ku qindra mijëra palestinezë janë strehuar javët e fundit për t'u shpëtuar bombardimeve shkatërruese.  

 Në sulmet në Kan Junis, gjithashtu në jug të Rripit, humbën jetën 22 palestinezë, bëri të ditur qeveria e Hamasit.

Në veri të Gazës, ku më 27 tetor filloi ofensiva tokësore izraelite, bombardimet gjithashtu nuk ndalen. 

 Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi se në veri të kufirit me Libanin, ushtarët ishin në "një nivel shumë të lartë gatishmërie".

 Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel, sot u takua   me përfaqësuesit libanezë në Bejrut dhe vlerësoi se është absolutisht e nevojshme të shmanget përfshirja e Libanit në konfliktin rajonal.

 Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinkeni u takua në Stamboll me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ka dënuar mbështetjen amerikane për Izraelin.

 Në një video-mesazh dërguar Blinkenit, lideri i Hamasit, Ismail Hanie, i cili jeton në Katar, i kërkoi Sekretarit amerikan  të Shtetit   që të përqëndrohet në "pëfundimin e ofensivës izraelite dhe përfundimin e pushtimit të të gjithë tokës palestineze".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR