Sulme ruse në shumë rajone ukrainase, ka ndërprerje në furnizimin me rrymë
- - Ushtria ruse sot paradite kreu sulme raketore ndaj shumë rajoneve ukrainase, duke përfshirë edhe qytetin bregdetar Odesa dhe të dytin për nga madhësia në Ukrainë, Harkov, njoftuan autoritetet rajonale. Shpërthime janë regjistruar edhe në kryeqytetin Kiev.
- Post By Fitore Curri
- 08:33, 9 mars, 2023
Kiev, 9 mars 2023 (MIA) - Ushtria ruse sot paradite kreu sulme raketore ndaj shumë rajoneve ukrainase, duke përfshirë edhe qytetin bregdetar Odesa dhe të dytin për nga madhësia në Ukrainë, Harkov, njoftuan autoritetet rajonale. Shpërthime janë regjistruar edhe në kryeqytetin Kiev.
Sulmet goditën shumë caqe, duke përfshirë edhe qytete të cilat shtrihen nga Zhitomiri dhe Rivna në perëndim të Dnjeprit dhe Poltavës në Ukrainën qendrore.
Guvernatori i rajonit Odesa, Maksim Marçenko, deklaroi se në një sulm masiv me raketa është goditur centrali energjetik në qytetin bregdetar, që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike.
"Si rezultat i sulmit masiv me raketa ishte goditur infrastruktura energjetike në rajon, si dhe ndërtesat banesore", njoftoi Marçenko në Telegram. Ai tha se njësitet kundërajrore kanë rrëzuar disa raketa dhe se mund të vijojnë ende sulme.
"Për fat të mirë, nuk ka viktima. Në fuqi janë restrikcione për energji elektrike".
Guvernatori i rajonit Harkov, Oleh Sinehubov, deklaroi se qyteti dhe rajoni ishin goditur nga 15 raketa.
"Infrasktruktura përsëri ishte në mesin e caqeve. Po grumbullohen informacione për viktimat", njoftoi ai në Telegram.
Edhe një sulm është regjistruar në qytetin Dnjepër dhe në qytetet perëndimore Luck dhe Rivne. fc/
Fotografia: EPA