• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulme me raketa në Kiev dhe Lavov, rrëzohen dronë në Belgorod

Sulme me raketa në Kiev dhe Lavov, rrëzohen dronë në Belgorod

Kiev, 4 shtator 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ukrainase raportuan sulme me raketa nga pala ruse në Kiev dhe sulme me dronë në qytetin perëndimor të Lavovit të kryera gjatë natës.

Dëshmitarët okularë thonë se kanë dëgjuar disa shpërthime në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Një alarm ajror është shpallur pothuajse në të gjithë vendin.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vjaçeslav Gladkov ka raportuar se në këtë rajon kufitar janë goditur disa "caqe ajrore", transmeton TASS.

Nuk ka informacione për viktima apo dëme serioze, shton Gladkov në Telegram. rq/

Foto: arkivi/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR