• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulme masive ruse me raketa në pothuajse tërë Ukrainën

Sulme masive ruse me raketa në pothuajse tërë Ukrainën

Kiev, 15 gusht 2023 (MIA) - Gjatë natës së kaluar Rusia kreu sulme masive me raketa ndaj shumë vendeve në Ukrainë, kumtoi Aviacioni i forcave të armatosura të Ukrainës.

"Rrezik nga sulm raketor u shpall në Sumi, Poltava dhe rajonet lindore për shkak të lansimit të raketave kryqëzuese nga bombarduesit strategjik Tu-95MS nga rjaoni i Detit Kaspik", ceket në raport, transmeton Unian.

Në L'vov, në perëndim të Ukrainës, pjesë të raketave ranë mbi ndërtesat e banimit dhe ka të lënduar, deklaroi shefi i administratës rajonale, Maksim Kozicki.

Ai shtoi se është rrëzuar tavani në një nga hipermarketet, ndërsa janë dëmtuar edhe automjete.

Në Luck, në veriperëndim të Ukrainës, është goditur një kompani industriale, ndërkaq ka edhe të lënduar, deklaroi prefekti Igor Polishçuk, transmetojnë mediumet ukrainase.

Në Dnjepër sjpërtheu zjarr në një kompani, si pasojë e sulmit raketor, ka edhe të lënduar, deklaroi shefi i administratës lokale, Sergij Lisak.

Rreziku nga sulmet raketore u shpall edhe në pjesët jugore dhe qendrore të Ukrainës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR