• e mërkurë, 03 korrik 2024

Sulm terrorist në një sallë koncertesh në Moskë

Sulm terrorist në një sallë koncertesh në Moskë

Moskë, 22 mars 2024 (MIA) - Të paktën tre persona të maskuar hapën zjarr në sallën e koncerteve Krokus Siti Holl në pjesën veriperëndimore të Moskës, në të cilën pati të plagosur, raportoi N1 duke iu referuar RIA Novosti.

Mediat ruse dhe botërore raportojnë se ka të lënduar,  ndoshta edhe të vdekur.

Sipas korrespondentit të RIA Novosti, sulmuesit më pas hodhën një granatë ose një bombë ndezëse, e cila shkaktoi një zjarr.

Në ndërtesë shpërtheu zjarr.

Sipas raportimeve në rrjetet sociale, nga zjarri ka filluar të bjerë çatia e sallës. sa/

foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR