• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sulm rus me dronë në Harkov: Janë vrarë shtatë persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë

Sulm rus me dronë në Harkov: Janë vrarë shtatë persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë

Kiev, 10 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën shtatë persona, prej të cilëve tre fëmijë, u vranë në zjarrin që shpërtheu si pasojë e sulmit të mbrëmshëm rus mbi Harkov, njoftuan autoritetet ukrainase.

"Për fat të keq, numri i të vrarëve në sulmet në Harkov u rrit në shtatë. Në mesin e tyre ka tre fëmijë të moshës prej shtatë, katër dhe gjashtë muaj", shkroi në Telegram, Oleh Sinehubov, shef i rajonit Harkov.

Autoritetet ukrainase më parë bënë të ditur se fluturake ruse pa pilot kanë goditur një pompë benzine gjatë natës, ndërsa si rezultat i kësaj goditje kishte rrjedhë karburant dhe zjarri ishte zgjeruar në 14 ndërtesa banesore në sipërfaqe prej 3.700 metra katrorë. 

Për momentin zjarret shuhen dhe po vërtetohet numri i viktimave, informojnë mediat ukrainase. Forcat ajrore ukrainase sot në mëngjes njoftoi se forcat ruse kanë lansuar 31 fluturake pa pilot "Shahed -136/131" në Ukrainë, prej të cilëve 23 janë shkatërruar. 

Cak ishin rajonet Harkov dhe Odesë, ndërsa në sulmin në rajonin Odesë janë plagosur katër persona. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR