Sulm raketor ndaj Kievit, një person e ka humbur jetën, nëntë të tjerë janë plagosur
- Në sulmin raketor rus këtë mëngjes në Kiev, një person humbi jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve katër janë hospitalizuar, njoftoi prefekti i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko.
Kiev, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Në sulmin raketor rus këtë mëngjes në Kiev, një person humbi jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve katër janë hospitalizuar, njoftoi prefekti i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko.
Sipas Administratës ushtarake të qytetit të Kievit, ushtarët rus e kryen sulmin në mëngjes, me siguri me raketa Kinzhall nga aeroplani MiG -31K dhe raketa balistike Iskander/KN-23, njoftuan mediat ukrainase.
Sulmi shkaktoi zjarre në gjithë qytetin,deklaroi më herët shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s