Sulm në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg: Një i vdekur dhe disa dhjetëra të lënduar
- Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar pasi një automobil është përplasur në një turmë njerëzish në tregun e krishtlindjeve në qytetin gjerman Magdeburg, njoftuan mediumet gjermane.
- Post By Besnik Shuki
- 22:19, 20 dhjetor, 2024
Magdeburg, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa disa dhjetëra janë lënduar pasi një automobil është përplasur në një turmë njerëzish në tregun e krishtlindjeve në qytetin gjerman Magdeburg, njoftuan mediumet gjermane.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur sonte, kur një automjet është përplasur drejtpërdrejtë tek vizitorët në treg. Agjencia gjermane DPA, duke iu referuar shërbimeve lokale për shpëtim, njofton se janë lënduar mes 60 dhe 80 persona.
Shoferi i automobilit u arrestua, kumtojnë mediumet lokale. Dëshmitarë të rastit kanë deklaruar se automjeti ka lëvizur drejt ndaj turmës së mbledhur.
Ministria e Punëve të Brendshme e rajonit Saksonia-Anhalt e cilëson incidentin si sulm. Kancelari gjerman, Olaf Sholc reagoi ndaj ngjarjes, duke shprehur druarje se incidenti mund të ketë pasoja të rënda.
"Mendimet e mia janë me viktimat dhe të afërmit e tyre. N jemi me të gjitha banorët e Magdeburgut dhe shprehim falënderim të madh deri te shërbimet urgjente në këto çaste të vështira", ka shkruar Sholc në rrjetet sociale.
Policia edhe më tej punon në zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të incidentit. bsh/
Foto: DPA