• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sulm i ri raketor mbi Odesën - qëllohen kombinatet bujqësore

Sulm i ri raketor mbi Odesën - qëllohen kombinatet bujqësore

Odesa, 21 korrik 2023 (MIA) – Forcat ruse mbrëmë, nata e katërt me radhë, e sulmuan qytetin- port Odesa. Guvernatori i rajonit Odesa, Oleh Kiper, potencoi se rusët mbrëmë sulmet i kanë transferuar nga infrastruktura e portit drejt kombinateve bujqësore në rajon.

“Rusët e sulmuan Odesën me raketa lundrimi "Kalibër" nga Deti i Zi. Në përpjekje për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes kundërajrore, armiku i ka drejtuar raketat në një lartësi minimale, duke shfrytëzuar veçoritë e terrenit. Pas tre netëve të njëpasnjëshme terrori të fuqishëm raketor ndaj infrastrukturës së portit, sonte u zhvendosën në kombinatet bujqësore në rajon”, shkroi Kiper në kanalin Telegram.

"I shkatërruan 100 tonë bizele dhe i plagosën dy të punësuar", shtoi ai.

“Dy raketa i kanë goditur kapanonet e njërës prej kompanive bujqësore. Një zjarr shpërtheu pas sulmit të parë dhe ndërsa zjarrfikësit po shuanin zjarrin, u dha një paralajmërim i dytë për sulm ajror. Raketa e dytë goditi të njëjtën kompani, duke dëmtuar pajisjet bujqësore dhe të shpëtimit. Zjarri në një sipërfaqe prej më shumë se 200 metra katrorë është shuar”, deklaroi guvernatori i Odesas në Telegram, duke shtuar se “armiku i shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb”.

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR