• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulm ajror në Odesa derisa në qytetin ukrainas janë Micotakisi dhe Zelenski

Sulm ajror në Odesa derisa në qytetin ukrainas janë Micotakisi dhe Zelenski

Athinë, 6 mars 2024 (MIA) - Nuk ekziston asnjë lloj problemi lidhur me sigurinë e kryeministrit dhe delegacionit grek, bëjnë të ditur burime të qeverisë greke pas informacionit se është kryer sulm ajror në Odesa, ndërsa në qytetin ukrainas ndodhet sot kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis i cili sipas burimeve jozyrtare u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, bën të ditur korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas videove dhe informacioneve të publikuara në X dhe Telegram nga Ukraina, rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm ka pasur paralajmërim për një sulm ajror në Odesa, pas së cilës janë dëgjuar dy shpërthime të fuqish,e dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për raketa balistike ose dronë.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare për sulmin ajror. 

Vizita e Micotakisit në Odesa dhe takimi me Zelenskin për shkaqe sigurie nuk u paralajmërua zyrtarisht.

Në gusht të vitit të kaluar presidenti ukrainas ishte në Athinë në darkën joformale të organizuar nga kryeministri grek Kiriakos Micotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së nga rajoni.

Athina zyrtare vazhdimisht shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën, si në mbrojtje të integritetit të saj territorial, ashtu edhe për perspektivën e saj evropiane. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR