• e enjte, 26 dhjetor 2024

Suedia do të marrë pjesë në mbikëqyrjen ajrore të NATO-s të vendeve baltike

Suedia do të marrë pjesë në mbikëqyrjen ajrore të NATO-s të vendeve baltike

Stokholm, 7 qershor 2024 (MIA) - Suedia njoftoi se do të marrë pjesë në vëzhgimin e hapësirës ajrore nën komandën e NATO-s, vetëm tre muaj pas anëtarësimit në aleancën ushtarake.

Kryeministri Ulf Kristerson sot e publikoi këtë veprim. Aeroplanë luftarakë suedezë duhet të shpërndahen si pjesë e misionit të NATO-s për policinë ajrore, para së gjithash mbi vendet baltike.

"Suedia ishte e vendosur të bëhet anëtare aktive e NATO-s nga dita e parë dhe tani udhëtimi me të vërtetë mund të fillojë", tha Kristerson pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në bazën ushtarake në afërsi të Stokholmit. 

Suedia u përfshi në NATO më 7 mars. Suedia, e cila ushtarakisht nuk ishte e lidhur shumë vite, aplikoi për anëtarësim në NATO bashkë me fqinjin e saj Finlanda pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR