• e enjte, 26 dhjetor 2024

Suedia dhe Danimarka mendojnë të ndalojnë djegien e Kuranit: Kjo ndikon në sigurinë tonë

Suedia dhe Danimarka mendojnë të ndalojnë djegien e Kuranit: Kjo ndikon në sigurinë tonë

Stokholm/Kopenhagë, 31 korrik 2023 (MIA) – Suedia dhe Danimarka po mendojnë që ta ndalojnë djegien e Kuranit për shkak se kjo kërcënon sigurinë e tyre dhe shkakton protesta të forta në vendet myslimane, transmeton DPA.

Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha se ai është në kontakt të ngushtë me homologen e tij daneze Mete Frederiksen për një ndalim të mundshëm. 

 “Ndodhemi në situatën më të rëndë të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka shkruar mbrëmë Kristerson në Instagram, duke shtuar se shumica mund ta shfrytëzojnë situatën.

 Qeveria daneze, paraprakisht ka paraljmëruar se do të shqyrtojë një sërë mjetesh juridike për të ndaluar djegien e Kuranit para ambasadave të huaja.

 "Lejohet të kritikohen fetë", deklaroi shefi i diplomacisë daneze, Lars Loke Rasmusen. "Por nëse qëndroni përpara një ambasade të huaj dhe digjni një Kuran ose digjni Toran  para ambasadës izraelite, kjo nuk shërben gjë tjetër veçse tallje."

 Kjo, megjithatë, e kërcënon sigurinë kolektive të vendit, tha ai.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR