• e enjte, 26 dhjetor 2024

Suedia është e gatshme të arrijë marrëveshje me Turqinë për kandidaturën për NATO, pohon ministri i ri suedez i Punëve të Jashtme

Suedia është e gatshme të arrijë marrëveshje me Turqinë për kandidaturën për NATO, pohon ministri i ri suedez i Punëve të Jashtme
Stokholm, 25 tetor 2022 (MIA) - Qeveria e re suedeze është e vendosur të arrijë marrëveshje me Turqinë për kandidaturën e saj në NATO, deklaroi sot shefi i ri i diplomacisë, Tobias Bilstrom. Ministri theksoi se vendi i tij mund t'i përmbushë të gjitha pikat e "memorandumit trepalësh" të nënshkruar nga Turqia, Suedia dhe Finlanda në fund të qershorit. "Do të mund ta përmbushim memorandumin dhe pikat e tij të ndryshme, unë jam plotësisht i sigurt për këtë", tha Bilstrom. Këtë vit, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t'u bashkuar me Aleancën Atlantike të Veriut pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi në fund të shkurtit. Vendimi i tyre u mirëprit nga shumë anëtarë të NATO-s, por procesi u bllokua nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke akuzuar Finlandën dhe Suedinë për sjellje të buta ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatëve të saj, të cilën Ankaraja e konsideron organizatë terroriste. Bilstrom tha se e mbështet qëndrimin e Turqisë dhe të Bashkimit Evropian ndaj PKK-së, duke shtuar se është organizatë terroriste "nga fillimi në fund" dhe se Suedia i kuptonte shqetësimet e Turqisë. Memorandumi përfshin gjithashtu një angazhim për "përgjigjje të shpejtë dhe të plotë ndaj kërkesave për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm" të lëshuara nga Turqia. Ministri i ri suedez tha se vendi i tij është gati të përmbushë premtimet e tij, por se duhet të jetë "në mënyrë ligjore dhe të sigurt në përputhje me Kushtetutën". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR