• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sudani raporton epidemi të kolerës, regjistrohen 21 raste të vdekjes

Sudani raporton epidemi të kolerës, regjistrohen 21 raste të vdekjes

Hartum, 27 shtator 2023 (MIA) - Sudani ka lajmëruar epidemi të kolerës me 18 viktima nga kjo sëmundje në shtetin lindor Gedaref dhe tre të vdekur në kryeqytetin Hartum. 

Në Hartum, 13 persona janë hospitalizuar, me çka numri total i rasteve të dyshuara të infeksionit të zorrëve me bakterin Vibrio u rrit në 265.

"Rastet e para të dyshuara të kolerës janë regjistruar në fshatin Kater të shtetit Gedaref, ku numri i rasteve të dyshuara të kolerës arriti në 265”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë të Sudanit.

Sindikata e mjekëve sudanez dje lëshoi një paralajmërim për përhapjen e etheve denga, kolerës, lisë dhe malaries në vend.

Sindikata joqeveritare e mjekëve u bëri thirrje "organizatave shëndetësore rajonale dhe ndërkombëtare dhe organeve të Kombeve të Bashkuara të ofrojnë ndihmë".

"Përhapja e zgjeruar e etheve të dengës dhe kolerës, ndërsa para kësaj lijës dhe malarias, konfirmojnë brishtësinë e sistemit shëndetësor në vendet që nuk janë prekur nga lufta", thotë Sindikata.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthime të kolerës dhe etheve denga janë raportuar në Sudanin lindor, ku mijëra njerëz janë larguar për shkak të luftimeve midis ushtrisë dhe Forcave të mbështetjes së shpejtë.

Për shkak të konfliktit të armatosur më shumë se 3,000 njerëz e kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra të plagosur, ndërsa më shumë se pesë milionë të zhvendosur, ndërsa pjesa më e madhe e dhunës është e përqendruar rreth kryeqytetit. qa/

Foto: arkiva

 

QËNDRONI TË LIDHUR