• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stuhi në Rumani, mijëra njerëz janë pa energji elektrike

Stuhi në Rumani, mijëra njerëz janë pa energji elektrike

 Bukuresht, 2 prill 2024 (MIA)  - Në 19 qarqe të Rumanisë fryn erë e fortë, gjegjësisht  kod portokalli. Paralajmërimi për kushte të rënda të motit vlen edhe për Bukureshtin, ku deri më tani janë bërë më së shumti thirrje urgjente.

Erërat e forta rrëzuan 31 pemë dhe katër shtylla, thyen tabelat dhe dëmtuan 16 makina në kryeqytetin rumun, kumtoi Departamenti i Emergjencave. Era bart edhe re pluhuri saharian, i cili sot po kalon mbi Rumani. 

Manovrat në portet e Detit të Zi janë pezulluar. 

 Trenat midis Valja Kalugariska dhe Ploeshti u ndaluan përkohësisht pasi një pemë ra në shina. Zjarrfikëset po punojnë edhe për shuarjen e zjarrit në vegjetacionin pranë shinave.

 "Në vendet e ulëta shpejtësia e erës është mes 55 deri në 80 km/h. Në pjesët e larta të maleve presim që të kalojë 90-110 km/h. Ka mundësi që era të shndërrohet në uragan dhe në disa vende të ketë stuhi, njofton Drejtoria Kombëtare Meteorologjike.

 Për shkak të motit të keq, 5 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Prahovës. Situata në Ploeshti ka qenë e komplikuar, ku disa pemë kanë rënë në rrugë apo në kabllot elektrike. Aksidente ka pasur edhe në shtatë vendbanime në zonën e Hargitës. Në vendbanimin Vrançë, energji nuk kanë 13.218 parapagues, njoftoi BTA.

 Në disa qarqe të vendit temperaturat kanë zbritur deri në 13 gradë krahasuar me vlerat rekord të ditës së djeshme në disa vende.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR