• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stuhi në Gjermani, dhjetë persona të lënduar nga rrufeja, katër në gjendje të rëndë

Stuhi në Gjermani, dhjetë persona të lënduar nga rrufeja, katër në gjendje të rëndë

Drezden, 21 maj 2024 (MIA) - Dhjetë persona janë lënduar, prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë nga goditja e rrufesë pasditen e djeshme në Drezden.

Rrufeja goditi një grup njerëzish në brigjet e lumit Elba. Bëhet fjalë për tre gra dhe shtatë burra të moshës prej 26 deri 41 vjeç.

Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën dhe janë dërguar në spital.

Pjesë të shtetit federal të Saksonisë u goditën nga një stuhi e fortë ditën e djeshme. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR