• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stuhi në Francë: Qyteti Kanë nën ujë, shkollat ​​e mbyllura

Stuhi në Francë: Qyteti Kanë nën ujë, shkollat ​​e mbyllura

Paris, 24 shtator 2024 (MIA) - Një stuhi e fortë shkaktoi përmbytje dhe dëme të konsiderueshme materiale në Kanë, Francë, por nuk ka të lënduar.

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje, ndërsa uji depërtoi në bodrume, garazhe dhe dyqane. Të gjitha shkollat ​​në qytet janë mbyllur, njofton BFMTV.

Prefekti i Kanës, David Linar, deklaroi se nuk është marrë asnjë paralajmërim, as nga prefektura, e as nga shërbimet kombëtare meteorologjike, të cilat nuk e kishin parashikuar stuhinë e djeshme.

Ai në Fejsbuk publikoi se shërbimet e qytetit Kan morën paralajmërim nga shteti "një orë pas stuhisë". Linar konfirmoi se shumë shpejtë do të vendoset një shtab krize dhe se shërbimet e urgjencës po punojnë për riparimin e dëmeve në terren. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR