• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stuhi në Bullgari, dy persona humbën jetën, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugë të bllokuara

Stuhi në Bullgari, dy persona humbën jetën, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugë të bllokuara

Sofje, 19 nëntor 2023 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën nga stuhia që përfshiu pjesë të Bullgarisë, me çka erërat e fuqishme, shiu dhe bora shkaktuan dëme të mëdha dhe ndërprenë furnizimin me energji elektrike në qytete dhe fshatra, kumtuan sot autoritetet.

Banorët e Bullgarisë lindore e cila u godit më rëndë nga stuhia, thonë se nuk kanë përjetuar kurrë një stuhi si kjo.

Në qytetin Varna të Detit të Zi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se stuhia përbën rrezik për banorët.

Në atë qytet është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, ndërsa rrugët janë bllokuar.

Policia mbrëmë kumtoi se një burrë vdiq pasi furgoni i tij goditi një pemë që ishte rrëzuar në bulevardin kryesor të Sofjes, ndërsa një grua pësoi në Varna kur mbi te ra një degë.

Meteorologët bullgarë sot lëshuan një paralajmërim për mot të rrezikshëm në pjesën më të madhe të Bullgarisë lindore, me erëra deri në 125 kilometra në orë. Pritet që reshjet e dendura të shndërrohen në borë për shkak të rënies së temperaturave.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR