• e enjte, 26 dhjetor 2024

Studimi: Numri i fëmijëve amerikanë të vrarë nga armë zjarri arriti nivelin rekord në vitin 2021

Studimi: Numri i fëmijëve amerikanë të vrarë nga armë zjarri arriti nivelin rekord në vitin 2021

Uashington, 23 gusht 2023 (MIA) - Vdekshmëria e fëmijëve me armë zjarri në SHBA ka arritur nivel rekord, tregon hulumtimi i ri i publikuar nga Akademia amerikane e pediatrisë (AAP).

Duke përdorur bazën e të dhënave të vdekshmërisë të Qendrave për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, studimi i publikuar në revistën "Pediatriks" zbuloi se 4.752 fëmijë humbën jetën nga plagët me armë zjarri në vitin 2021, viti i fundit për të cilin ka të dhëna.

Që nga viti 2020, dhuna e armatosur është shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët në SHBA. Studimi zbuloi se fëmijët me ngjyrë janë përfshirë në rreth 67 për qind të vrasjeve me armë, ndërsa fëmijët e bardhë në 78 për qind të vetëvrasjeve me armë. qa/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR