• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Studim: Numri i përdoruesve aktivë të rrjeteve sociale tejkaloi 5 miliardë

Studim: Numri i përdoruesve aktivë të rrjeteve sociale tejkaloi 5 miliardë

Los Anxhelos, 31 janar 2024 (MIA) - Numri i përdoruesve aktivë të rrjeteve sociale u rrit në më shumë se pesë miliardë, ose rreth 62,3 për qind të njerëzimit, sipas një studimi të publikuar sot. 

Numri u rrit për 5,6 për qind nga viti i kaluar, duke e tejkaluar rritjen e popullatës botërore prej 0,9 për qind, thuhet në raportin e kompanisë për ndjekjen e mediave Meltvoter dhe agjencisë për media sociale  We are Social.

Rrjeti social me më shumë përdorues është Fejsbuku me 2,19 miliardë, Instagrami - 1,65 miliardë, pak pas TikToku me 1,56 miliardë. 

Raporti paralajmëron se është vështirë të arrihen numra të saktë për shkak të llogarive të automatizuara ose njerëz të cilët shfrytëzojnë identitete të ndryshme. Shënimi më i kërkuar në Uikipedia ishte "ChatGPT".

Raporti bazohet në numrat e grumbulluar nga kompania konsulente digjitale Kepios. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR