• e enjte, 26 dhjetor 2024

Studim: Mijëra miliarda dollarë janë humbur për shkak të ndryshimeve klimatike

Studim: Mijëra miliarda dollarë janë humbur për shkak të ndryshimeve klimatike

Paris, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ndryshimet klimatike çdo vit janë përgjegjëse për humbjen prej disa mijëra miliarda dollarëve në ekonominë botërore, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara, tregon studimi i publikuar sot, para fillimit të konferencës klimatike COP28 në Dubai.

Sipas studimit të zbatuar nga Universiteti në Delaver, vetëm në vitin 2022 në nivel global, ndryshimet klimatike kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 6,3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). 

Humbja e parave nënkupton pasoja të drejtpërderja nga ndryshimet klimatike ndaj bujqësisë, energjisë, produktivitetit të vendeve, si dhe pasoja ndërkombëtare dhe humbje të cilat nënkuptojnë investime potenciale. 

Studimi është publikuar dy ditë para Konferencës për klimën, e cila do të mbahet nga 30 nëntori e deri më 12 dhjetor. 

Në mesin e temave kryesore do të jetë miratimi i kornizës për fond të ri të KB-së i cili duhet tu ndihmojë vendeve më të varfra që të përballen me pasojat e ndryshimeve klimatike, siç ishte vendosur në konferencën e vitit të kaluar COP27.

"Bota ka humbur mijëra miliarda dollarë për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj barre bie mbi vendet e varfra. Shpresojmë se rezultatet e studimit do të ndihmojnë që të sqarohen sfidat me të cilat shumë vende tashmë përballen sot", bëhet e ditur në studim. 

KB-ja më parë vlerësoi se vendeve në zhvillim do tu duhen më shumë se 300 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030 që të luftojnë me efektet e ndryshimeve klimatike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR