• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Studim: Ilaçi për kancerin e mushkërive e ulë rrezikun nga vdekja për 50 për qind

Studim: Ilaçi për kancerin e mushkërive e ulë rrezikun nga vdekja për 50 për qind

Çikago, 4 qershor 2023 (MIA) - Përdorimi i ilaçit Osimertinib pas operacionit e ulë rrezikun nga vdekja tek pacientët me kancer të mushkërive për 51 për qind.

"Para 30 viteve nuk mund të bënim asgjë për pacientë të tillë. Tani e kemi këtë ilaç të fuqishëm", tha Roj Herbst, zëvendës drejtor i Qendrës për mjekim të kancerit në Jeil dhe autor kryesor i studimit për efektet e ilaçit Osimertinib, kumtoi Gardian.

Ai deklaroi se numri prej 50 për qind është punë e madhe, posaçërisht në rastin me kancerin e mushkërive, që është mjaft rezistent ndaj terapive.

Duke folur në Konferencën botërore për kancer të mushkërive në Çikago, Herbst tha se "rezultatet e mahnitshme" shtuan edhe një peshë në raportet paraprake të cilat treguan se ilaçi mund ta ulë rrezikun nga kthimi i sëmundjes në gjysmë.

Ai theksoi se disa pacientë në Britani të Madhe, SHBA dhe vende të tjera tashmë kanë qasje drejt ilaçit. Në raportin e Astra Zeneka, e cila e prodhon ilaçin Osimertinib, thuhet se ilaçi ka treguar dobi të paparë dhe shumë të rëndësishme në rpaort me mbijetimin e pacientëve.

Shtohet se pas pesë viteve, 88 për qind e pacientëve të cilët marrin në ditë një tabletë akoma janë gjallë pas mënjanimit të tumorit. Kanceri i mushkërive është kanceri më vdekjeprurës, brenda vitit vdesin pothuajse dy milionë njerëz. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR