• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Studentët që kanë protestuar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë përplasur me policët në Teksas

Studentët që kanë protestuar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë përplasur me policët në Teksas

Nju-Jork, 30 prill 2024 (MIA) - Protestuesit dhe policët mbrëmë janë përplasur në kampusin e Universitetit në Teksas, me ç'rast ka ardhur deri në dhjetëra arrestime, ndërsa Universiteti Kolumbia në Nju-Jork ka filluar t'i suspendojë studentët, njoftuan agjencitë e huaja.

Sipas avokatit lokal të Universitetit në Ostin, të paktën 40 protestues janë arrestuar mbrëmë nën akuzën për prishje të rendit publik.

Mbrëmë vonë, Universiteti publikoi një komunikatë, në të cilën thuhet se shumë nga protestuesit nuk janë të ndërlidhur me institucionin dhe se kampet janë të ndaluara në kampusin. Gjithashtu, theksohet se disa protestues kanë hyrë në "konfrontime fizike dhe verbale" me përfaqësues të Universitetit, që i ka detyruar zyrtarët të kontaktojnë me policinë.

Protesta në Teksas dhe protestat tjera në vend kanë pasuar pas protestave në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, të cilat ende zgjasin. Aktivitetet në kampusin universitar mbrëmë e kanë lëshuar afatin që të dalin nga kampi me 120 tenda.

Edhe pse administrata e Universitetit nuk kanë ftuar policë që t'i shpërndarë protestuesit, zëdhënësi i Universitetit, Ben Çang tha se kanë filluar proces për pezullimin e studentëve. Ai tha se edhe pse Univeristeti e respekton të drejtën e studentëve të fjalës së lirë, kampi e pengon mësimin dhe përgatitjet për provimet e fundit. Universiteti njoftoi se do të ofrojë vend alternativ për protestat pas provimeve. mb/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR