Stub për Si-En-En: Nuk ka kushte për negociata me Rusinë, mënyra e vetme që të arrihet paqja është përmes luftës
- Presidenti finlandez Aleksander Stub deklaroi se aksioni ushtarak është mënyra e vetme për të arritur paqen në Ukrainë dhe se nuk ka kushte për negociata me Rusinë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:29, 8 prill, 2024
Helsinki, 8 prill 2024 (MIA) - Presidenti finlandez Aleksander Stub deklaroi se aksioni ushtarak është mënyra e vetme për të arritur paqen në Ukrainë dhe se nuk ka kushte për negociata me Rusinë.
"Në rastin konkret, mënyra e vetme për të arritur paqen është përmes luftës", tha Stub në intervistën për Si-En-En.
Ai ka thënë se arritja e paqes është proces i dyanshëm. Sipas tij, nevojitet që të dyja palët “të kryqëzojnë rrugët në një fazë kur të krijohen kushtet”. Stub deklaroi se nuk e di se kur do të krijohen kushtet e nevojshme për këtë.
"Për momentin nuk kemi kurrfarë dialogu politik me Rusinë. Dhe mendoj se nuk mundemi dhe as duhet ta udhëheqim atë", nënvizon presidenti finlandez.
Foto: X skrinshot