• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenbergu paralajmëron në hamendje rreth dërgimit të armëve për Ukrainën

Stoltenbergu paralajmëron në hamendje rreth dërgimit të armëve për Ukrainën

Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Perëndimi duhet të shmangë kujdesin e tepruar në dërgimin e armëve për Ukrainën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia fiton në pothuajse njëvjeçare.

"Disa janë të shqetësuar se mbështetja jonë për Ukrainën paraqet një rrezik që mund të shkaktojë përshkallëzim", tha shefi i aleancës ushtarake në një panel diskutimi gjatë Konferencës treditore të Sigurisë në Munih. 

 Ai theksoi se rreziku më i madh nga të gjithë është nëse Putini fiton, sepse kjo do ta bëjë botën më të rrezikshme, ndërsa Perëndimin më të prekshëm. "Atëherë mesazhi për të dhe për liderët e tjerë autoritarë do të jetë se mund të përdorin forcë për të marrë atë që duan", shtoi ai.

 Stoltenbergu e përmendi Kinën si një shembull konkret për nevojën për parandalim, duke thënë se me kujdes e ndjek rezultatin e luftës: "Nëse Putini fiton në Ukrainë, kjo do të ndikojë në vendimet dhe llogaritjet që Pekini i bën në pjesën e tyre të botës. Do të thotë,   ka të bëjë me sigurinë tonë globale”.

 Presidenti amerikan Xho Bajdeni dhe kancelari gjerman Olaf Sholc, ndër të tjera, deri më tani e kanë hedhur poshtë  një hap të tillë. Megjithatë, vendet, duke e përfshirë Britaninë dhe Poloninë janë të hapura për këtë hap, raporton DPA. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR