• e mërkurë, 02 tetor 2024

Stoltenbergu për vizitë në SHBA

Stoltenbergu për vizitë në SHBA

Bruksel, 23 shtator 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga sot deri të premten do të qëndrojë në SHBA, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç bën të ditur sot NATO, gjatë qëndrimit në Nju Jork, Stoltenberg është planifikuar të takohet me disa nga liderët botërorë dhe zyrtarë të lartë.

Krahas kësaj, sot ai do të marrë pjesë në Samitin vjetor 2024 të Organizatës joqeveritare Koncordia për vitin 2024, ndërsa nesër do të marrë pjesë në darkën transatlantike të organizuar nga Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken për ministra nga Evropa dhe Amerika e Veriut.

Të mërkurën, Stoltenbergu do të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Iniciativës së Stambollit për bashkëpunimi të NATO-s për bashkëpunim me vendet arabe të Gjirit Persik, nikoqir i së cilës është Kuvajti, ndërsa të enjten do të marrë pjesë në një debat think-tank të Këshilli për marrëdhënie me jashtë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR